Telegrafi

Barca gati planin për janar

Sipas “El Mundo Deportivo”, drejtori sportiv Txiki Begiristain tash më i ka identifikuar lojtarët të cilët planifikon t’i sjellë në Camp Nou gjatë afatit kalimtar të janarit.

Dy pozitat të cilat Blaugranët planifikojnë t’i përforcojnë janë pozita e anësorit të majtë, (ku vetëm Thierry Henry është lojtar i ekipit të seniorëve), dhe pozita e mesfushorit defanziv (duke llogaritur mungesën e Yaya Toure dhe Seydou Keita që do të luajnë në Kupën e Afrikës).

Emrat të cilët po qarkullojnë së fundmi, janë anësori i Manchester Cityt, Robinho, dhe ai i lojtarit të Shakhtar Donetsk, Willian.

Për pozitën e mesfushorit defanziv, katalunasit llogaritin Patrick Vieiran, Cristian Poulsen ose Daniel De Rossin.

Nëse Barca dështon ta transferojë Robinhon, atëherë në plan është anësori i PSV-së, Ibrahim Afellay.