Telegrafi

Barca gabon, por i falet

Tifozët në Mestalla u argëtuan me një lojë dinamike, të diktuar nga vendasit të cilët kishin më shumë raste.

Ky dominim në raste për Valencian u shpagua pas 33 minutash lojë kur Ever Banega shënoi për 1-0 dhe gëzimin e tifozëve vendas.

Në minutën e 39-të u akordua një penalti për Barcelonën, të cilën e konkretizoi Lionel Messi për 1-1. Natyrisht, në portën e duhur, e jo të gabuar sikur disa të tjerë.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë e baraspeshuar dhe Barcelona kërkoi golin e fitores ashtu si Valencia, megjithëse ndeshja përfundoi me rezultat 1-1.

Me këtë barazim Barcelona ka 59 pikë, 12 pikë më shumë se sa Atletico Madridi në vendin e dytë që zhvillon takimin ndaj Betisit. /Telegrafi/