Telegrafi

Barça fiton Superkupën e Spanjës

Me një fitore prej 2-1 nga ndeshja e parë, Barça e filloi ndeshjen e relaksuar dhe tifozët është dashur të presin deri në pjesën e dytë për të parë golat – dy të shënuar nga Lionel Messi (50’, 68’ – pen.) dhe golin e tretë të shënuar nga zëvendësuesi Bojan Krkic (72).

Barcelona kështu është barazuar me Real Madridin sa i përket titujve të fituar të Superkupës së Spanjës. Dy ekipet më të famshme të kampionatit spanjoll tash kanë nga 8 tituj të Superkupës, e cila ka filluar të luhet që nga viti 1982.

Përforcimi i ri Barcelonës Zlatan Ibrahimovic, kundër Athletic Bilbao luajti ndeshjen e dytë në fanellën e blaugranëve, mirëpo përkundër faktit se luajti deri në minutën e 70, kur u zëvendësua nga Krkic, as kësaj radhe nuk u shënua në listën e golashënuesve.