Barcelona ka fituar me rikthim në ndeshjen e zhvilluar si mysafir i Elches (2-1) në Estadio Martinez Valero, e vlefshme për javën e 27-të në La Liga.
Vetëm një gol u shënua në gjysmën e parë të takimit dhe ishin vendasit ata që realizuan përmes Fidel (44’).
Mirëpo, në fraksionin e dytë, mysafirët arritën ta përmbysnin rezultatin duke shënuar dy herë dhe duke e fituar sfidën.
💥💥💥 GOAL BARÇA! 💥💥💥@FERRANTORRES20 DRAWS BARÇA LEVEL! 1-1!#ElcheBarça pic.twitter.com/j7OkMOF1az
— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 6, 2022
Pas një harkimi nga e majta, Jordi Alba arriti ta dërgonte topin deri te Ferran Torres në zonë, ndërsa ky i fundit e futi në rrjetë për t’i nivelizuar shifrat (61’).
Pas dyshimit të prekjes së topit me dorë në zonë nga Antonio Barragan, gjyqtari Alejandro Hernandez e konsultoi VAR-in dhe vendosi për penallti. Memphis Depay ishte i saktë për ta shënuar golin e fitores (84’).
Falë kësaj fitoreje, Barcelona është në vend të tretë në renditjen tabelare me 48 pikë, dy më shumë se Atletico Madridi që ndodhet një vend më poshtë. /Telegrafi/
https://twitter.com/Ziad_EJ/status/1500510691425492995
that @memphis pen was ice cold 🥶
— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 6, 2022