Barcelona ka arritur të fitojë 2-0 ndaj Villarrealit me rezultat 2-0 në La Liga.
Vendasit ishin më të mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar për skuadrën katalunase ndaj Nëndetëses së Verdhë.
Rasin e parë për gol e kishte Lionel Messi në minutën e nëntë, ndërsa mysafirët iu kundërpërgjigjën me anë të Samuel Chukwueze (15′).
Ivan Rakitic provoi në minutën e 18-të, ndërsa Gerard Pique ishte i pari që arriti ta fus topin në rrjetë në minutën e 36-të, ndërsa me rezultatin 1-0 përfunduan 45 minutat e parë.
Në pjesën e dytë kishte më pak raste për gol, ishte Philippe Coutinho që tentoi golin në minutën e 78-të, ndërsa nëntë minuta më vonë Carles Alena shënoi golin e qetësisë.
Pas kësaj fitore Barcelona vazhdon në pozitën e parë me 28 pikë, ndjekur nga Sevilla me 26, por me një ndeshje më pak.
Nëndetësja e Verdhë vazhdon në vendin e 17-të, kurse përballja e tyre e ardhshme është kundër Celta Vigos.
Barça në xhiron e ardhshme luan ndaj rivalit lokal, Espanyol. /Telegerafi/
https://www.youtube.com/watch?v=TeY0jj4Zj9Q