Telegrafi

Barca fiton La Ligan

Dy golat e parë në ndeshje (21’ dhe 37’) erdhën nga Pedro, edhe pse goli i parë ishte autogol nga Luis Prieto.

Ndërkohë që dy golat tjerë i takuan mbretit të futbollit Lionel Messi (62’ dhe 76’), i cili edhe njëherë dëshmoi që është lojtarit më të mirë në botë.

Me 31 fitore 6 barazime dhe 1 humbje, Barcelona shpallet kampion i La Ligas për të njëzetën herë, me rekord prej 99 pikësh të fituara, tre pikë më shumë se përcjellësi i parë, Real Madrid, që në javën e fundit barazoi kundër Malagas.

Barcelona, Real Madridi dhe Valencia kanë siguruar kualifikimin direkt në Ligën e Kampionëve, ndërsa Sevilla do t’u nënshtrohet fazave kualifikuese.

Ndërkohë me 34 gola të shënuar, Leo Messi shpallet golashënuesi më i mirë në Spanjë dhe në Evropë. /Telegrafi/