Telegrafi

Barca fiton derbin e qytetit

Përballja e zhvilluar të shtunën mbrëma në Camp Nou, ndërmjet Barcelonës dhe Espanyolit, ka përfunduar me rezultat prej 1-0 në favor të vendasve.

Ndeshjen e vendosi një gol i shënuar nga Zlatan Ibrahimovic, nga pika e bardhë (39’), pasi gjyqtari i ndeshjes akordoi penallti pas një ndërhyrjeje në Xavin.

Pas kësaj fitoreje Barcelona distancohet në tetë pikë nga Real Madridi, por aktualisht ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara, derisa Mbretërit po zhvillojnë superndeshjen kundër Valencias. /Telegrafi/