Barcelona ka fituar derbin e javës në kampionatin spanjoll ndaj Sevillas me rezultat të ngushtë 2-1.
Skuadra e Ernesto Valverdes ka vazhduar me fitore dhe pa asnjë humbje në La Liga, ku pas 11 ndeshjeve ka 10 fitore dhe një barazim.
Katalunasit kanë mposhtur Sevillas në derbin e javës në Camp Nou në një takim shumë të vështirë për ta, edhe pse i dominuar në shumicën e kohës.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 23-të të ndeshjes, kur sulmuesi spanjoll, Paco Alcacer shënoi për 1-0 pas një gabimi të mbrojtësit kundërshtar dhe dërgoi skuadrën e tij në pushim në epërsi.
Pjesa e dytë ishte më e mirë nga të dy skuadrat, ku arritën të shënojnë nga një gol, me mysafirët që arritën të kthehen në lojë duke barazuar rezultatin.
Ishte mesfushori Guido Pizarro, i cili shënoi gol të bukur me kokë në minutën e 59-të për 1-1 pas asistimit të argjentinasi, Ever Banega.
Megjithatë, barazimi nuk zgjati shumë pasi pas vetëm gjashtë minutave ishte Alcacer, i cili shënoi për 2-1 pas asistimit të Ivan Rakitic, dhe ky ishte goli që vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar të takimit.
Pas kësaj fitore, Barcelona vazhdon kryesimin në La Liga me 31 pikë, ndërsa Sevilla renditet në vendin e pestë me 19 pikë.
Në ndeshjen e ardhme, katalunasit udhëtojnë drejt Leganes, teksa Sevilla e pret Celta Vigon në shtëpi. /Telegrafi/