15-vjeçari i cili luan për Prishtinën, ditë më parë shkoi në prova te Standard Liege dhe menjëherë ka rënë në sy të shumë vëzhguesve të klubeve të mëdha botërore, si Arsenal, PSG, Milan dhe Barcelona.
Një portal i njohur në spanjë, "Fichajes.com" ka shkruar se Barcelona ka shfaqur interesim për talentin kosovar dhe mendojnë se ai mund të jetë Messi i ri në të ardhmen e afërt. Përveç këtij portali, edhe shumë media të tjera belge e evropiane kanë shkruar për Edonin, i cili padyshim se ka shumë perspektivë.
Edoni vitin e kaluar është përzgjedhur si lojtari me potencialin më të madh në "AC Milan Junior Camp Kosovo" që u mbajt në Ferizaj, dhe gjithashtu ka qenë edhe në Milano në stërvitje me të përzgjedhurit tjerë nga e tërë bota.
Ne shpresojmë se interesimi i Barcelonës të jetë i vërtetë për talentin tonë, dhe pse jo një ditë ta shohim me fanellën e Katalunasve. Nëse ju pëlqen ky lajm, atëherë klikoni butonin ‘Share’ dhe shpërndajeni sa më shumë këtë lajm që t’i ndihmojmë Edonit që të bie në sy nëpër mediat tjera botërore. Gjithashtu, ju ftojmë ta ndiqni këtë video për t’i parë aftësitë mbresëlënëse të Zhegrovës. /Telegrafi/