Telegrafi

Barca e pandalshme

Mysafirët e filluan ndeshjen me një formacion, ku mungonin disa nga lojtarët kryesorë, ndërsa mungesa që binte më së shumti në sy, ishte numri dhjetë.

Gjatë një gjysme të parë jo edhe aq dominuese, Blaugranët arritën të shënojnë vetëm një herë.

Cesc Fabregas e kreu gjithë punën para se të pasonte te Adriano, ndërsa mbrojtësi i krahut shënoi për epërsinë e mysafirëve (32’).

Pas një ore lojë, në fushë u inkuadrua Lionel Messi. Argjentinasi shënoi golin e dytë të katalunasve nga pika e bardhë (74’), pasi paraprakisht Pedro u ndal në mënyrë të palejuar në zonë.

Vetëm pas katër minutash, SuperMessi realizoi edhe golin e dytë personal falë një aksioni të bashkëlojtarëve të tij. Asistimi ishte i Montoyas.

Një autogol i shënuar nga Javier Mascherano (80’), mjaftoi për t’i ngushëlluar paksa tifozët vendas.

David Villa, i cili u inkuadrua në pesëmbëdhjetë minutat e fundit, arriti të regjistrohej në listën e golashënuesve (90’+1) dhe ta vendoste rezultatin përfundimtar.

Barcelona kryeson Kampionatin spanjoll me 12 pikë pas katër javësh. /Telegrafi/