Telegrafi

Barca e Inter vazhdojnë tutje

Barcelona ka shënuar fitore si mysafir i Dynamo Kievit me rezultat 2-1, duke arritur ta përmbysë epërsinë e vendasve.

Dynamo kaloi shume herët në epërsi (2’), me një gol të shënuar nga Artem Milevsky, ndërsa në minutën e 33-të, Xavi barazoi rezultatin.

Fitoren Blaugranëve ua solli superylli argjentinas Lionel Messi, pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit.

Takimi tjetër i Grupit F, zhvilluar në Giuseppe Meazza, ndërmjet Interit dhe Rubin Kazanit, ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultat prej 2-0.

Samuel Eto’o shënoi golin e parë të zikaltërve (31’), pas një rrëmuje që shkaktoi kapiteni Javier Zanetti, ndërsa asistues ishte Mario Balotelli.

SuperMario ishte lojtari që dyfishoi rezultatin me një supergol të shënuar nga gjuajtja e lirë (64’).

Pas xhiros së fundit, Barcelona dhe Interi vazhdojnë garën më prestigjioze të futbollit evropian, ndërsa Rubin Kazani do të bëjë gara në Europa League. /Telegrafi/