Paris Saint-Germaini do të jetë mysafirë i Barcelonës në Camp Nou për ndeshjen e dytë të 1/8 të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë është fituar nga PSG me rezultat 4-0, por pavarësisht rezultatit klubi spanjoll është duke menduar kalimin në fazën tjetër.
Por, Barcelona duket të ketë kujdes nga Lucas Moura.
Braziliani është lojtari që ka krijuar më së shumti shanse për gol deri më tani në LK, me 24 shanse.
Moura ka shënuar 15 gola në të gjitha garat këtë sezon për PSG-në. /Telegrafi/