Telegrafi

Barca do ta largojë Eto’o-n

Gjatë këtij afati kalimtar po spekulohet se kamerunasi do të largohet nga Camp Nou, ndërsa trajneri Pep Guardiola është i vendosur që sulmuesi të mos jetë pjesë e skuadrës në sezonin e ardhshëm.

Problemi qëndron te disiplina e lojtarit, me të cilin Guardiola ka pasur probleme gjatë sezonin që shkoi, megjithatë ai ia dha mundësinë lojtarit që të përmirësohej.

Mirëpo, Eto’o ka vazhduar me mënyrat e tij të sjelljes dhe pakënaqësitë për vendimet e trajnerit, kështu që sipas të gjitha gjasave në sezonin ardhshëm ai nuk do të luajë më për Barcelonën.