Telegrafi

Barca do ta blejë Fabregasin me paratë nga Eto’o?

The Daily Star” shkruan se Blaugranët pretendojnë të nxjerrin afër 29 milionë euro nga shitja e kamerunasit, edhe pse ende nuk janë të sigurt nëse Eto’o do të largohet nga Camp Nou.

Nga ana tjetër trajneri i katalunasve, Pep Guardiola është në kërkim të një mesfushori, dhe Fabregas plotëson kërkesat e tij.

Megjithatë, për të fituar shërbimet e mesfushorit spanjoll, Barca duhet të përballet me konkurrencën e rivalit të përjetshëm, Real Madrid, që po ashtu interesohet për shërbimet e Fabregas.