Telegrafi

Barca di të shënojë shumë gola, por ka një mision të vështirë ndaj PSG-së – formacionet zyrtare

Barcelona është nikoqir i Paris Saint-Germainit për ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Blaugranët pësuan me rezultat 4-0 në sfidën e parë në Parc de Princes, ashtu që kanë një detyrë shumë të vështirë përpara vetes për ta përmbysur këtë rezultat në duelin që zhvillohet në Cam Nou.

Mirëpo, nëse ka ndonjë skuadër që shënon shumë gola, ajo është Barcelona, prandaj shpresat nuk janë humbur për ekipin e Luis Enriques.

Katalunasit duhet t’i shënojnë së paku katër gola pa pranuar asnjë për ta dërguar ndeshjen në vazhdime, ndërsa një gol i realizuar nga PSG do t’ua vështirësonte shumë gjërat.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Pique, Mascherano, Umtiti; Busquets, Iniesta, Rakitic; Messi; Rafinha, Suarez, Neymar.

Formacioni startues i Paris Saint-Germainit: Trapp; Meunier, Marquinhos, Silva, Kurzawa; Rabiot, Verratti, Matuidi; Lucas, Cavani, Draxler.

/Telegrafi/