Telegrafi

Barca dhe Atletico me fitore në javën e parafundit në La Liga

(Foto: Getty Images)

Me rezultat 3-0, Barcelona ka fituar përballë Mallorcas në ndeshjen e javës së 37-të në La Liga që u zhvillua në Camp Nou.

Katalunasit realizuan dy herë në fraksionin e parë përmes Ansu Fatit (1’ dhe 24’), ndërkohë që mysafirët mbetën me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Amath Ndiaye (14’).

Golin e tretë që vendosi rezultatin përfundimtar e realizoi Gavi në minutën e 70-të.

(Foto: Getty Images)

Në një ndeshje tjetër të kësaj xhiroje, Atletico Madridi ka fituar përballë Real Sociedadit (2-1) në Wanda Metropolitano.

Antoine Griezmann (37’) dhe Nahuel Molina (73’) shënuan për vendasit, derisa golin e vetëm të vizitorëve e realizoi Alexander Sorloth (88’).

Barcelona është shpallur kampion i La Ligas për sezonin 2022/2023, derisa Atletico Madridi e ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/