Telegrafi

Barca befasohet në shtëpi, Interi barazon sërish

Takimi i zhvilluar të martën mbrëma në Camp Nou, ndërmjet Barcelonës dhe Rubin Kazanit, ka përfunduar me fitoren e mysafirëve me rezultat prej 2-1.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi porsa filloi ndeshja (2’), kur Alexander Ryazantsev mposhti portierin Valdes.

Barcelona barazoi rezultatin në minutat e para të pjesës së dytë (48’) me anë të Zlatan Ibrahimovic.

Ndërsa fitoren mysafirëve ua siguroi Gökdeniz Karadeniz në minutën e 73-të.

Takimi tjetër i Grupit F, i zhvilluar në Giuseppe Meazza, ndërmjet Interit dhe Dynamo Kyivit, ka përfunduar me rezultat të barabartë prej 2-2.

Ukrainasit kaluan dy herë në epërsi, ndërsa zikaltrit arritën ta barazojnë rezultatin, por jo edhe të shënojnë fitore, ndërsa ky ishte barazimi i tretë i Interit pas tri ndeshjesh në Ligën e Kampionëve.

Pas xhiros së tretë në Grupit F, Barcelona, Rubin Kazani dhe Dynamo Kyivi kanë nga katër pikë, ndërsa Interi mban vendin e fundit me tri pikë. /Telegrafi/