Derbi mes Barcelonës dhe Atletico Madridit ka filluar me një minutë heshtje.
Kjo për figurën e Enrique Castro Quini, i cili vdiq së fundmi në Gijon pas një sulmi zemër. Spanjolli luajti në 100 ndeshje për klubin katalunas nga viti 1980=84 dhe kishe shënuar 54 gola.
Por, një minutë heshtje u mbajt edhe për Davide Astorin, që vdiq në mëngjesin e së dielës, pak orë para ndeshjes Fiorenina – Udinese.
Astori ishte kapiten i Violas dhe një nga lojtarët më të respektuar në futbollin italian dhe si pasojë e kësaj janë anuluar gjithë ndeshjet e Serie A dhe B për ditën e diel.
Përballja mes Barcelonës dhe Atleticos është vendimtar e për luftën drejt titullit.
Aktualisht klubi katalunas renditën në vendin e parë me 66 pikë, kurse ajo madrilene në të dytën me 61 pikë.
Ndeshja e ardhshme e klubi nga Camp Nou është ndaj Malagas, kurse Atletico pret Celta Vigon. /Telegrafi/
Paying our respects to Quini and Davide Astori. pic.twitter.com/KfTnTSetZV
— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 4, 2018