Drejtori i Barcelonës, Javier Bordas, nuk mendon se për ekipin e tij ka pasur ndonjë kundërshtar më të vështirë se sa Atletico për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
Atletico dhe Barca janë shortuar që të përballen në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
“Unë nuk mendoj se kemi mundur të tërheqim një kundërshtar më të vështirë”.
“Ata janë skuadër që mbrohen më së miri nga të gjitha klubet tjera. Në Ligën e Kampionëve ju e dini se në këtë fazë do të keni punë me kundërshtarë të tillë”.
“Kemi pasur ekipe më të mira se Atletico për të shortuar, por e morëm një ekip shumë të vështirë. Me Atleticon, gjithçka është më e vështirë”.
“Ne të gjithë i dimë aftësitë e tyre defensive, por ne duhet që të fitojmë dhe ta eliminojmë për të shkuar në gjysmëfinale”, deklaroi Bordas. /Telegrafi/