Barcelona është e gatshme të realizojë një përforcim të madh, për sezonin e ri.
E përditshmja italiane “La Repubblica” ka bërë të ditur se gjiganti katalan është i gatshëm të paguajë 60 milionë euro për transferimin e mesfushorit të Paris Saint-Germain, Marco Verratti.
Reprezentuesi italian konsiderohet si një prej mesfushorëve të ri më të mirë në botë, dhe së fundmi ishte përmendur edhe si objektiv i Real Madridit.
PSG llogarit tek shërbimet e tij, por dëshira e madhe e futbollistit për të luajtur në Camp Nou mund të bëjë që ai të nënshkruajë me Barcelonën.
Verratti ka munguar në muajin e fundit për shkak të një lëndimi derisa PSG u eliminua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Manchester City.
Mirëpo, ai pritet të luajë rol të rëndësishëm për Kombëtaren e Italisë në “Euro 2016”.