Telegrafi

Barbra Streisand: Nëse fitojnë republikanët, do të shpërngulem në Kanada

NEW YORK, NY - APRIL 29: Barbra Streisand attends Tribeca Talks: Barbra Streisand with Robert Rodriguez during the 2017 Tribeca Film Festival at BMCC Tribeca PAC on April 29, 2017 in New York City. (Photo by Dia Dipasupil/Getty Images for Tribeca Film Festival)

Amerikanët gjatë ditës së nesërme do t’iu drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet e reja në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve.

Republikanët dhe Demokratët po mundohen që në çdo mënyrë të fitojnë vota që të udhëheqin me këto dy institucione shtetërore.

Indiferent rreth këtyre zgjedhjeve nuk kanë mbetur as artistët amerikanë, të cilët në një formë apo tjetër, po mundohen të inkurajojnë zgjedhësit të votojnë.

Barbra Streisand (Getty Images)

Barbra Streisand, këngëtarja dhe aktorja, në një intervistë me New York Times, tha se është e trishtuar për situatën politike në Shtetet e Bashkuara.

“Unë jam duke menduar nëse dëshiroj të largohem për të jetuar në Kanada? Nuk e di, jam e dëshpëruar me atë se çfarë po ndodh me vendin tonë”, tha ajo.

Artistja 76-vjeçare më tutje deklaroi se do të shkonte në Kanada nëse fitojnë republikanët e Donald Trumpit.

Ndryshe, të njëjtën gjë e kishte thënë edhe gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, por të cilën gjë nuk e bëri aktorja. /Telegrafi/