Site icon Telegrafi

Barbora Krejcikova bën sensacion dhe rikthim masiv në tenis, fiton në Wimbledon

Tenistja çeke Barbora Krejcikova është fituesja e Wimbledon, pasi mposhti në finale italianen Jasmine Paolini me rezultat 2-1 (6:2, 2:6 dhe 6:4).

Para fillimit të Wimbledonit, askush nuk e imagjinonte se këto dy teniste do të luanin në finale. Megjithatë Krejçikova dhe Paolini u gjendën në finale të merituar dhe sot matën forcat në luftën për titullin më të rëndësishëm të tenisit.

Krejcikova hyri shumë më mirë në duel dhe e fitoi setin e parë bindshëm me rezultat 6:2.

 

Por përgjigja e Jasmine Paolinit ishte identike. Italianka, e cila është e shtata në listën e WTA, fitoi setin e dytë me rezultat 6:2, duke barazuar rezultatin në 1-1 dhe duke e çuar ndeshjen në setin e tretë vendimtar.

 

Të dy tenistët hapën setin e tretë me shërbime të shkëlqyera. Nuk pamë asnjë ndërprerje derisa rezultati ishte 3:3, dhe më pas çekja Krejcikova mori shërbimin e kundërshtarit dhe e mbajti lehtësisht avantazhin deri në fund.

Kështu, tenistja e 32-të në botë fitoi titullin e dytë Grand Slam në karrierën e saj dhe të tetin në total në WTA Tour.

 

Megjithatë, ajo fitoi Roland Garros tre vjet më parë dhe nuk ishte askund në hartën më të rëndësishme të tenisit për një kohë të gjatë, për të rifituar më në fund formën e saj në Wimbledon të këtij viti, duke fituar trofeun më të rëndësishëm në botën e tenisit. /Telegrafi/ 

Exit mobile version