Në disa foto të publikuara së fundi në “Instagram”, ajo duket me të vërtetë si një kukull amerikane jo vetëm në përmasa, por edhe në pamje.
Edhe pse ka lëkurë prej vërteti, ngjyra dhe pamja e lëkurës së saj të bën të mendosh për një “Barbie” gjigante, transmeton Telegrafi.
Megjithëse nuk jemi të sigurt që kemi parë ndonjë barbie me xhinse të shkurtra apo rroba banje, modelja 29-vjeçare nga Ukraina sërish jep imazhin origjinal të lodrës që ka argëtuar miliona fëmijë në mbarë botën.
“Ajo më ka frymëzuar mua të bëj një foto me gjithë këtë sfond të bukur natyror…Oh, sa shumë e dua pranverën”, shkruan ajo. /Telegrafi/