Telegrafi

“Barber Shok” sjell dy episode njëherësh këtë të diel në RTV Dukagjini

Emisioni “Barber Shok” me Fis Junikun ka nisur transmetimin prej javësh duke ftuar disa prej emrave më të njohur të estradës.

Të ftuarit kanë shpalosur për informacione të padëgjuara më parë, rrugëtimin në karrierë dhe planet për të ardhmen.

Emisioni transmetohet çdo të diele në kanalin e RTV Dukagjinit, por këtë javë do të jetë më ndryshe. se herët e tjera.

Foto: Barber Shok/Instagram

Kjo pasi “Barber Shok” të dielën e kësaj jave (1 maj) do të sjell dy episode njëherësh për shkak të festës së 1 majti dhe festës së Fitër Bajramit.

Lexo po ashtu Skivi tregon hatërmbetjet me disa nga anëtarët e BabaStars: Nuk bën të thuash është shuar label-i ku ke ecur, ke ngrënë e pirë

Të ftuarit e kësaj jave janë dy artistet e njohur Bardhi dhe Gjesti, ndërsa gjithashtu është publikuar edhe promo e emisionit.

Foto: Barber Shok/Instagram

Kujtojmë që i ftuari i javës që lamë pas në “Barber Shok” ishte reperi Lyrical Son. /Telegrafi/

Foto: Barber Shok/Instagram