Emisioni “Barber Shok” me Fis Junikun ka nisur transmetimin prej javësh duke ftuar disa prej emrave më të njohur të estradës.
Të ftuarit kanë shpalosur për informacione të padëgjuara më parë, rrugëtimin në karrierë dhe planet për të ardhmen.
Emisioni transmetohet çdo të diele në kanalin e RTV Dukagjinit, por këtë javë do të jetë më ndryshe. se herët e tjera.
Kjo pasi “Barber Shok” të dielën e kësaj jave (1 maj) do të sjell dy episode njëherësh për shkak të festës së 1 majti dhe festës së Fitër Bajramit.
Të ftuarit e kësaj jave janë dy artistet e njohur Bardhi dhe Gjesti, ndërsa gjithashtu është publikuar edhe promo e emisionit.
Kujtojmë që i ftuari i javës që lamë pas në “Barber Shok” ishte reperi Lyrical Son. /Telegrafi/