Pas katër sezoneve të suksesshme, “Barber Shok” rikthehet për shikuesit me edicionin e pestë të tij.
Në moderimin e tij do të jetë po ai i njëjti, Fis Juniku, i cili u afirmua si emër së fundmiedhe nga pjesëmarrja në Big Brother VIP Kosova.
Në kanalin YouTube është publikuar tashmë promoja e sezonit të pestë, e cila do të sjellë biseda me të ftuar të ndryshëm, kryesisht artistë të rrymave hip-hop dhe R&B.
I ftuari i parë që çel sezonin e ri të “Barber Shok” është këngëtari Gjon Karrica, i njohur me nofkën Lugati – i cili gjithashtu ishte pjesë e spektaklit BBVK.
“Barber Shok” do të transmetohet çdo të premte me fillim nga ora 22:15 në RTV Dukagjini. /Telegrafi/