Telegrafi

“Barber Shok” konfirmon sezonin e ri më 18 shtator

Emisioni “Barber Shok” pati një pëlqyeshmëri të madhe që në ditën e publikimit të episodit të parë, shkaku i formatit të veçantë.

E për shikuesit e këtij emisioni është rezervuar një lajm i mirë, pasi producenti dhe prezantuesi Fis Juniku ka premtuar edhe një sezon të ri të tij.

Ai është takuar me drejtuesit e RTV Dukagjini, ku edhe ka nënshkruar kontratën dhe ka rënë dakord për realizimin e episdeve të reja.

Foto: Fisnik Juniku/Instagram

Sezoni i ri i “Barber Shok”, do të ketëskenografi të re dhe janë menduar gjithsej 12 episode me të ftuar të ndryshëm.

Data e nisjes së emisionit është menduar të jetë më 18 shtator të këtij viti. /Telegrafi/

Foto: Fisnik Juniku/Instagram