Kryeqytetit i kishte munguar një restorant unik që ngërthen në vete fuqi, shërbim kualitativ, ushqim cilësor, etj.
Andaj qysh nga sot mund t’ju themi se e keni rastin të vizitoni restorantin më të ri në qytet me emrin tejet të veçantë “Barbary”.
Barbary është restoranti më i ri në kryeqytet, ku i tërë koncepti ngërthehet në bazë të prejardhjes së këtij emri të veçantë, sepse ky emër rrjedh nga familja mbretërore e luanëve në Afrikë, pra me një fjalë është diçka unike dhe shumë e fuqishme siç është dhe vet luani.
Barbary ofron në pjatat tuaja ushqime kualitative, të koncentruara në produkte pa aditiv, ushqime të stilit “gourme’.
Këto ushqime përfshijnë: salmon të marinuar Truffle, djathëra artizanal, mish kualitativ etj.
Pra me një fjalë Barbary i referohet stilit unik si nga ushqimi ashtu edhe nga shërbimi, ndryshe nga restorantet e zakonshme.
Barbary që nga sot hap dyert për ata që janë të pasionuar pas ushqimit dhe dëshirojnë të provojnë diçka të re në menynë e tyre ditore.
Me rastin e hapjes së restorantit Barbary u mbajt një event , ku të pranishmit patën mundësinë të njoftohen më shumë rreth restorantit.
Mirëseardhje të gjithë të pranishmëve iu uroi pronari i restorantit, Argjend Gashani, i cili tha se mysafirët janë ata që e madhështojnë hapjen e këtij restoranti.
“Ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrjen, nuk kisha pasur qejf të them më shumë fjalë, sepse fjala ime mund të jetë shumë e vogël krahas prezencës tuaj që jeni këtu. Ju uroj një natë të këndshme”, tha ai.
Barbary ju mirëpret!