Telegrafi

Barbana Dini me mesazh emocional për vëllanë, Ergi Dinin (Foto)

Ergin Dini ditë më parë ndërroi jetë pas një aksidenti tragjik në komunikacion.

Së bashku me këngëtarin dhe njëherazi fituesin e edicionit të tretë të X Factor Albania.

Lexo po ashtu Zbardhet ekspertiza: Pse e humbi jetën aksidentalisht Ergi Dini?

Por, dhimbja dhe malli është i madh për të motrën, këngëtaren Barbana Dini, transmeton Telegrafi.

Kjo e fundit përmes një mesazhi emocional në llogarinë personale në Instagram ka pohuar se “kisha menduar fundin e botës, por jo të ndahesha prej teje!”.

Lexo po ashtu Publikohet kënga që e shkroi Ergi Dini (Video)

“Për 22 vjet,kisha gjithë botën në duar,prandaj e them me plot bindje që i mora maksimumin e lumturisë kësaj jetë për sa kohë të kisha afër! Kisha menduar fundin e botës, por jo të ndahesha prej teje!Të kisha shumë më shumë se vëlla! Kurrë nuk e kam dashur veten sa të kam dashur dhe të dua ty! Ti ishe motiv, ishe inspirim jo vetëm për mua, por për shumë njerëz! Mami, babi dhe Arlinda që ti i doje pafund janë këtu në ferr me mua, prandaj, ti pusho i qetë!”, ka thënë Barbana. /Telegrafi/