Rihanna është një ndër këngëtaret më të suksesshme në rrafshin ndërkombëtar botëror.
Këngëtarja është lindur më 20 shkurt të vitit 1998 në Saint Michael Parish të Barbadosit.
Pikërisht kjo e fundit ka vendosur ta nderojë këngëtaren duke emërtuar një rrugë me emrin e saj.
Qyteti ka vendosur që të ndërrojë emrin e ‘Westbury New Road’ në Rihanna Drive.
Kjo gjë është bërë sot, në përputhje me festimin e 51-vjetorit të Pavarësisë së Ishullit nga Britania.
Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e Ministrisë së Turizmit në Barbados.
Dihet se Rihanna bën vizita të shpeshta në vendlindje, ku ka ndihmuar dhe me krijimin e disa shkollave për fëmijët. /Telegrafi/