Arsenali ka barazuar ndaj Sunderlandit me rezultat 0-0.
Topçinjtë ishin më të mirë në këtë ndeshjet, por edhe vendasit kishin rastet e tyre.
Rastet më të mira në pjesën e parë i kishin Alexis Sanchez dhe Jermain Defoe, por të dy dështuan të tundin rrjetet.
Në pjesën e ‘Macet e Zeza’ ishin më të rrezikshëm, por Petr Cech me pritet e tij fantastike arriti të mbajë portën e paprekur.
Pas këtij barazimi Arsenali vazhdon në pozitën e katër me 64 pikë, aq sa Manchester City në vendin e tretë. Kurse Sunderlandi ngjitet në pozitën e 17-të me 31 pikë.
Ndeshja e ardhshme e Topçinjve është ndaj Norwich. /Telegrafi/