Telegrafi

Barazohet gjithçka në Old Trafford, Arsenali i shënon Unitedit

Manchester United vs Arsenal (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Arsenali i ka barazuar shifrat në 1-1 ndaj Manchester Unitedit në Old Trafford.

Dy skuadrat nga Liga Premier po përballen në kuadër të javës së shtatë, derisa golin të parët e shënuan Djajtë e Kuq me anë të McTominay në minutën e 45-të.

Por, Pierre-Emerick Aubameyang (59’) i ka barazuar shifrat në 1-1, duke bërë që loja të rihapet përsëri. /Telegrafi/