Telegrafi

Barazohet gjithçka mes Nuggets dhe Blazers

Jamal Murray. (Photo by Steve Dykes/Getty Images)

Denver Nuggets ka marrë fitoren e dytë në përballje me Portland Trail Blazers.

Nuggets arritën triumfin në Moda Center me katër pikë diferencë 116:112.

Jamal Murray me 34 pikë, pesë kërcime e katër asistime ishte më efikasi tek mysaifrët.

Me lojë të mirë tek Nugfets u dallua edhe Paul Millsap me 21 pikë e 10 kërcime si dhe Nikola Jokic që arriti një tjetër Triple Double me 21 pikë, 12 këecime e 11 asistime.

Cj McCollum me 29 pikë ishte lojtari më efikas për Portland Trail Blazers.

Edhe Damien Lillard pati paraqitje të mirë me 28 pikë, por që në fund nuk ishin të mjaftueshme për fitore.

Nuggets kësisoj kanë arritur ta barazojnë rezultatin në 2-2 në ndeshjen gjysmëfinale në Konferencën e Perëndimit.

Ndeshja e pestë mes këtyre dy skuadrave zhvendoset në Denver. /Telegrafi/