Telegrafi

Barazimi me Tottenhamin, starti më i dobët i Real Madrdit në shtëpi që nga viti 1998

Real Madridi me barazimin e djeshëm e ka thyer rekordin e startit më të dobi të këtij shekulli të ri.

Për ta parë se sa keq luanë në shtëpi Real Madridi këtë sezon duhet të kthehemi në kampionati 1998-1999.

Pas barazimit me Tottenhamin, Real Madridi këtë sezon në shtëpi ka shtatë ndeshje, ku ka marr tri fito, tri barazime dhe një humbje.

Në vitin 1998, ata kishin tri fitore, dy barazime dhe dy humbje dhe trajner ishte Guus Hiddink.

Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo e do me zemër Ligën e Kampionëve, e këndon edhe himnin me pasion (Video)

Edhe në vitin 2005 e nisën keq me dy humbje ndaj Celtas dhe Valencias, por pastaj fituan në pesë ndeshjet e radhës.

Një tjetër fakt që e tregon startin e keq janë edhe golat e shënuara.

Në Bernabeu në shtat ndeshje, fansat kanë parë 11 gola.

Lexo po ashtu “Benzema është i mbivlerësuar”

Në 20 sezonet e fundit vetëm dy herë kanë shënuar në numër pothuajse të ngjashëm.

Në sezonin 2006-2007 me Capellon ata shënuan 12 gola dhe në sezonin 2004-2005 nën Camachon dhe Garcia Remin me 11gola. /Telegrafi/