Site icon Telegrafi

Barazimi që bëri Leicester Cityn kampion (Video)

Chelsea ka arritur të ndal Tottenhami duke i prishur ëndrrën për titull kampioni, por duke ia realizuar një skuadre tjetër, asaj të Leicester Cityt që zyrtarisht është kampion.

Ndeshja e mbyllur 2-2 ka bërë që festa të fillojë në rrugët e qytetit Leicester.

Edhe pse Tottenham ishin në epërsi prej dy golash u dorëzuan në fund para Chelseat që edhe këtë vit sikurse dy vite me parë vendosën për titull të kampionit.

Ndeshjen e hapi Harry Kane që shënoi në minutën e 35-të një gol mjaftë të bukur që kaloi edhe portierin.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë me anë të koreanit Son në minutën e 45-të.

Më ketë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa në të dytën Chelsea ndërroi fytyrë.

Ishte fillimisht Cahill që ngushtoi shifrat, ndërsa Eden Hazard disa minuta pa u mbyllur ndeshja barazoi gjithçka duke u dërguar në delirë tifozët e tyre.

Tifozët e kësaj skuadre ishin kundër që një skuadër nga Londra ta fitonte titullin.

Leicester City shpallet kampioni për herë të parë në histori të klubit duke lënë gojëhapur shumë analistë dhe njohës të futbollit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=5RcGqHnd4oQ

https://www.youtube.com/watch?v=GKv7aq5Pna8

Exit mobile version