Site icon Telegrafi

Barazimi pa gola në Etihad, Arsenali ndërpreu një seri të pabesueshme të Manchester Cityt

Futbollistët e Arsenalit në derbin ndaj Manchester Cityt kanë arritur një sukses që nuk është parë prej më shumë se dy vitesh ndaj këtij rivali.

Manchester City dhe Arsenali barazuan 0:0, ndaj gjithçka është e hapur në betejën për titullin kampion të Anglisë edhe pas kësaj xhiroje.

Liverpooli është i pari me 67, Arsenali 65 dhe Manchester City me 64 pikë.

Lexo po ashtu Pep Guardiola zgjedh favoritin për të fituar titullin e Ligës Premier pas barazimit me Arsenalin

Edhe pse Arsenali nuk tregoi shumë sot, të paktën kur bëhet fjalë për pjesën sulmuese të lojës, ata arritën të bëjnë diçka që nuk është parë që nga 9 marsi 2022.

Domethënë, Arsenali është skuadra e parë që ka arritur të ruajë portën e paprekur në Etihad pas 57 ndeshjeve të pabesueshme në të cilat Manchester City ka shënuar gol.

Lexo po ashtu Roy Keane e godet rëndë Haalandin pas ndeshjes me Arsenalin: Si një lojtar i ligës së dytë

I fundit që e ka bërë këtë para Arsenalit është Sporting i Lisbonës në Ligën e Kampionëve 2022.

Edhe pse Manchester City kishte dominim të plotë në zotërim dhe iniciativë në fushë, ne pamë vetëm disa raste nga të dyja palët dhe një barazim pa gola është padyshim ajo për të cilën tifozët e Liverpool janë më të lumtur. /Telegrafi/ 

Exit mobile version