Manchester City nuk ka mundur të marr më shumë se një barazim kundër Lyoni, pasi ndeshja u mbyll 2-2.
Pjesa e parë ishte e qetë, por e dytë solli katër gola.
Fillimisht shënoi Cornet në minutën e 55-të për ta kaluar Lyonin në epërsi.
#Replay🎥 GOOOOOAAAAAL #CORNET ! QUEL BUT ! pic.twitter.com/6vXbhMiRBS
— Inside Gones (@InsideGones) November 27, 2018
Ai gjuajti bukur me një goditje nga distanca duke e bërë të pavlefshme hedhjen e bukur të portierit.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe kundërpërgjigja e anglezëve që shënuan me Laporten.
Francezi shënoi një gol të bukur me kokë.
Lyon 1-1 Manchester City 62’ Laporte pic.twitter.com/HPEYOnMDHB
— Goal Radar #UEFA (@goalradarUEFA) November 27, 2018
Por Lyon nuk u dorëzua dhe kaloi përsëri në epërsi, me golin e shënuar nga Cornet që ishte i dyti për të (81’).
GOALLL #Lyon 2-1 Manchester City 80’ #Cornet#OL
— Fotosaha (@fotosaha) November 27, 2018
Aguero u kundërpërgjigj për ta barazuar rezultatin në 2-2 pas dy minutash.
Aguero’s Equalizer is enough to put us through the group stages 👏🏻 #MCFC #ManCity #CTID pic.twitter.com/af3CGdVUtd
— ManCityzens.com (@ManCityzenscom) November 27, 2018
Manchester City tani ka 10 pikë dhe kalon në fazën tjetër, ndërsa vendi i dytë do të vendoset në takimin e drejtpërdrejtë Shakhtar – Lyon. /Telegrafi/