Barcelona ka barazuar pa gola me Getafen në kuadër të javës së 29-të në La Liga.
Ky është barazimi i dytë radhazi për katalunasit, pas atij me Grionan në xhiron e kaluar.
Pas vetëm pesë minutash lojë, Getafe rrezikoi përmes Munir El Haddadit, por goditja e tij me kokë shkoi jashtë.
¡Rozando el palo @Munirhaddadi! 😵#GetafeBarça | #LaLigaHighlights pic.twitter.com/eRshrUbh5p
— Getafe C.F. (@GetafeCF) April 16, 2023
Vendasit vazhduan me lojë të mirë, derisa një rast të mirë e lëshoi edhe Enes Unal (25’), me gjuajtjen e tij që shkoi mbi portë.
Barcelona më pas rrezikoi me anë të Raphinhas dhe Alejandro Baldes, por as kjo dyshe nuk ishte efektive.
Raphinha and Balde both hit the post! 🤯#GetafeBarça pic.twitter.com/nt3HlUuyyx
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 16, 2023
Pjesa e dytë ishte disi më e qetë për nga numri i rasteve serioze.
Ishte miuta e 75-të e takimit, kur Raphinha lëshoi një goditje të fortë, por David Soria bëri një pritje fantastike.
Pas javës së 29-të, Barcelona vazhdon të jetë lidere me 73 pikë, 11 më shumë se Real Madridi që është në të dytin, ndërsa në xhiron e 30-të do të ketë punë me Atletico Madridin. /Telegrafi/