Newcastle United dhe Manchester City ka barazuar me rezultat 1-1 në St James’ Park.
Mysafirët ishin dukshëm më të mirë në këtë takim, por dështonin të ishin konkret para portës.
Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 14 nga Sergio Aguero dhe ky ishte goli i 100-të i argjentinasit në Ligën Premier.
Vendasit u kundërpërgjigjën në minutën 31-të me anë të Vurnon Anita, i cili u asistua nga Moussa Sissoko.
Pas këtij barazimi City vazhdon në pozitën e tretë me 61 pikë, apo një pikë më shumë se Arsenali. Kurse Newcastle vazhdon me 29 pikë në pozitën e parafundit.
Ndeshja e ardhshme e Man Cityt është ndaj Stoke, kurse Newcastle luan me Liverpoolin. /Telegrafi/
Anita’s goal!!! ⚽️⚫️⚪️pic.twitter.com/1TjOjSBt1P
— Absolute Newcastle (@AbsoluteNUFC) April 19, 2016