Disa shqiptarë kanë qenë titullarë mbrëmjen e djeshme në Serinë B italiane.
Më i miri ka qenë Berat Gjimshiti, i cili me Avelinon mori një pikë në transfertë. Ndërkohë Ujkani dhe Cani pësuan humbje me Pizën e tyre.
Berat Gjimshiti 6
U integrua mirë në lohë duke qenë një nga pikat më të forta në mbrojtje. Po ashtu markoi mirë Paponin duke bërë një ndeshje të përkryer në barazimin e Avelinos.
Samir Ujkani 5.5
Disi fajtor te pësimi i golit. Nuk reagoi mirë në një dalje dhe ndëshkoi ekipin e tij duke mos bërë një paraqitje të mirë.
Edgar Cani 5.5
Futet në lojë në minutën e 73′ dhe bën shumë pak për të ndihmuar skuadrën të barazojë.