Site icon Telegrafi

Barazim pa gola mes Trepçës dhe Drenicës

Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin e rivalit kryesor Trepçës ’89, Riza Lushta, sepse stadiumi Adem Jashari është duke u rinovuar. Të pranishëm ishin disa qindra njerëz për ta ndjekur këtë ndeshje.

Në pjesën e parë u zhvillua një lojë e nivelizuar edhe pse diçka më e mirë ishte skuadra e Trepçës, e cila mori iniciativën që nga fillimi i ndeshjes. Mitrovicasit patën disa raste shënimi, por goditjet e tyre nuk ishin të sakta dhe kështu rrjetet e asnjërës skuadër nuk u tundën.

Pjesa e dytë solli një ritëm më të lartë të ndeshjes ku të dyja skuadrat u munduan ta zhbllokojnë rezultatin, por nuk patën sukses. Vlen të përmendet rasti i qind për qindtë i Besim Bajraktarit të Drenicës, të cilin e humbi me portën e boshatisur.

Me këtë barazim të dyja skuadrat i ruajnë pozitat e veta në tabelë, Trepça në vendin e tretë me 31 pikë dhe Drenica në vendin e dhjetë me 17 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version