Telegrafi

Barazim në ‘Signal Iduna Park’- Ter Stegen dhe shtylla e shpëtojnë Barcelonën dhe Messin e rikthyer nga humbja

Messi gjatë ndeshjes ndaj Dortmundit

Borussia Dortmund e ka dominuar Barcelonën sidomos në pjesën e dytë, ku ka pasur shumë raste, por që u mbyll pa gola.

Madje gjermanët e kanë humbur edhe një penallti  në pjesën e dytë, duke e konfirmuar dominimin e plot.

Fillimisht rrezikoi Marco Reus në minutën e 24-të, por që goditja e tij shkon në duart e Marc-Andre ter Stegen.

Pas tij provoi Mats Hummels, por as ky nuk e qëlloi cakun.

Pjesa e dytë nisi mirë për Barcelonën që rrezikuan me Luis Suarezin, por Burki është në vend.

Zhvillohej minuta e 55-të, kur Samedo ndërhyri në Jadon Sanchon dhe gjyqtari akordoi penallti.

Nga pika e bardhë gjuajti Reus, por Ter Stegen ishte në vend, duke e ndalur bukur gjuatjen e tij.

Pas kësaj menjëherë në fushë u fut Lionel Messi, ndeshja e tij e parë këtë edicion.

Pas tij në minutën e 71-të rrezikoi Alcacer, por as ky nuk shënoi.

Julian Brandt në minutën e 77-të gjuajti fuqishëm ku goditi transversalen.

Pas tij menjëherë, gjuajti Resu dy herë, por Ter Stegen ishte në vend.

Deri në fund loja nuk kishte raste, dhe skuadrat u pajtuan me barazim, që ua jep të dyjave nga një pikë, aq sa kanë edhe Interi dhe Slavia, që po ashtu barazuan. /Telegrafi/