Telegrafi

Barazim në Prizren, Liria shpëton në fund

Ferizaj nuk ka arritur të shënoi fitore edhe pse kishte epërsinë ndaj Lirisë.

Skuadra bardh e kaltër, ishte mysafire e Lirisë në ndeshjen direkte për mbijetesë.

Mysafirët kaluan në epërsi në pjesën e parë, kur shënoi mesfushori maqedonas Milan Ristovski në minutën e 37-të.

Me epërsinë minimale 0-1 për Ferizajn përfunduan 45 minutat e para të ndeshjes.

Në pjesën e dytë vendasit kërkonin me të gjitha forcat barazimin e rezultatit.

Barazimi u arrit vetëm në minutën e 90-të të ndeshjes falë një penalltie.

Ishte sulmuesi, Fillim Guraziu që shënoi nga pika e bardhë për 1-1.

Me këtë barazim, Liria mbetet në pozitën e tetë me 27 pikë, ndërsa Ferizaj një pozitë më poshtë me 24 pikë. /Telegrafi/