Ka përfunduar në barazim pa gola 0-0 ndeshja mes Llapit dhe Trepçës ’89.
Edhe përkundër barazimit, llapjanët janë shpallur kampion vjeshtor pas 18 javëve në elitën e futbollit kosovar.
Ndeshja filloi mirë për kampionin në fuqi Treçën ’89 që rrezikuan të parët.
Futbollisti më i mirë i ‘Xehetarëve’, Florent Hasani goditi fuqishëm por portieri vendas Afrim Ademi shpëtoi Llapin.
Në minutën e 27-të, mysafirët protestuan ashpër te gjyqtari pasi kërkonin penallti kur Fiton Hadari u ndal në zonë, por gjyqtari heshti.
Llapi në rastin e parë të mirë shënuan gol në minutën e fundit të ndeshjes me kapitenin Hamdi Namani por që u anulua për pozitë jashtë loje.
Me rezultatin e bardhë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Në pjesën e dytë rastin e parë për gol e pati Mirlind Daku i vendasve por që nuk u tregua i saktë.
Mysafirët rrezikuan dy herë brenda dy minutave në pjesën e dytë.
Fillimisht Përparim Islami pas një harkimi në zonë topi për pak u fut në portë
Ndërsa në rastin e dytë mesfushori Ylber Maloku tentoi nga 20 metra por goditja e tij u prit nga Ademi.
Në minutën e 84-të, Jashari i mysafirëve kishte një rast tejet të mirë shënimi kur goditja e tij shkoi pranë portës.
Kësisoj ndeshja përfundoi në barazim 0-0 ndërsa Llapi me 34 pikë pas 18 ndeshjeve shpallet kampion vjeshtor në Kosovë.
Ndërkohë Trepça ’89 e mbyllë stinorin vjeshtor me 27 pikë në pozitën e shtatë në tabelë. /Telegrafi/