Ndeshje më e madhe në Angli nuk ka dhuruar spektakël ashtu siç është pritur.
Liverpooli dhe Manchester United kanë luajtur si të frikësuara kundër njëra-tjetrës duke mos lënë shumë hapësira prapa, e duke e mbyllur ndeshjen baras (0-0).
Faktin se pjesa e parë ishte shumë e dobët e dëshmon se nuk kishte asnjë rast të mirë në pjesën e parë.
Përveç disa provave nga Ibrahimovic që u mundua nga disa pozita, por nuk ishte as afër cakut.
Liverpooli rrezikoi me Sturridge dhe Coutinho, por edhe të kuqtë nuk ia arritën të bëjnë më shumë.
Pjesa e dytë filloi me Liverpoolin më kërkues.
Ishte Emre Can që e kishte rastin më të mirë në ndeshje deri në ato çaste, ku gjuajti nga 6-7 metra, por goditja e tij u prit shumë bukur nga De Gea.
Të Kuqtë provuan edhe me mesfushorin brazilian Coutinho që gjuajti fuqishëm nga 25 metra, por De Gea edhe një herë tregoi që është portieri i madh.
Në minutat e fundit Liverpooli ishte më mirë duke provuar të organizojë lojë, por Jose Mourinho kishte vendosur mjaft mirë lojtarët.
Pas barazimit Liverpooli është i katërti me 17 pikë, ndërsa i shtati me 14 pikë. /Telegrafi/