Site icon Telegrafi

Barazia gjinore fillon në familje

Në konferencë morën pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, autoriteteve qendrore e lokale, si dhe të organizatave ndërkombëtare. Pjesëmarrësit identifikuan si problem kryesor faktin që femrat në Kosovë tradicionalisht nuk trashëgojnë, dhe zakonisht heqin dorë nga hisja në pronë.

“Ky diskriminim ndaj femrave është i padrejtë dhe fillon në familje ku femrat heqin dorë nga e drejta për të marrë hise. Kjo është një nga shumë sferat ku femrat janë të diskriminuara. Nëse familja nuk i trajton fëmijët në mënyrë të barabartë, nuk mund të pritet as nga shoqëria që të veprojë ndryshe,” tha Markku Laamanen, zëvendës Shefi i Misionit të OSBE-së.

Me qëllim të parandalimit të këtij përjashtimi të femrave nga trashëgimia që i margjinalizon ato në familje dhe në shoqëri, pjesëmarrësit e tryezës hartuan një numër rekomandimesh për akterët relevant.

Rekomandimet përqendrohen në tri fusha kryesore: informimi publik, sidomos në shkolla dhe pjesët rurale; përmirësim të bashkëpunimit mes strukturave administrative në nivel lokal; gjykata dhe procedura ligjore.

Konferenca është pjesë e punës së Misionit të OSBE-së në promovimin dhe monitorimin e të drejtave të njeriut. /rtv21/

Exit mobile version