Njohësi i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, ka thënë se Kushtetuta është duke u shkelur nga të gjithë pa dallim, e jo vetëm Kushtetuta, por edhe ligjet e tjera.
“Kushtetuta po shkelet nga personat fizikë, nga institucionet e shtetit, nga politikanët, nga subjektet politike, nga qeverisjet e caktuara, duke përfshirë edhe qeverisjen aktuale”, ka thënë Baraliu.
Sipas Baraliut, në këtë përvjetor do të duhej të ndërpritet shkelja e Kushtetutës, sepse vendimet e Gjykatës janë obligative për të gjithë.
“Nuk ka dyshkallëshmëri, ka vetëm një instancë, por edhe të krijojmë një kulturë demokratike”, tha ai.
Baraliu e vlerësoi punën e Gjykatës Kushtetuese, “si të suksesshme, edhe pse me një përvojë që e ka pasur fillestare dhe kuadro fillestare, sepse ne nuk kemi pasur traditë në krahasim me shtetet e tjera”. /Dukagjini/