Telegrafi

Bar Refaeli do të bëhet nënë për herë të tretë

Bar Refaeli (Foto: Pablo Cuadra/Getty Images/Guliver)

Bukuroshja izraelite, Bar Refaeli, do të bëhet nënë për të tretën herë. Lajmin e ka konfirmuar vet ajo përmes rrjeteve sociale.

34-vjeçarja e ka publikuar një video në Instagram për ta ndarë lajmin e gëzuar me fansat e saj të shumtë, të cilët e kanë uruar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bar Refaeli

Manekinia dhe bashkëshorti i saj, biznesmeni Adi Ezra, janë prindër të dy vajzave, njëra dy dhe tjetra njëvjeçare.

Akoma nuk dihet gjinia e fëmijës së tretë, ndërsa Bar gjithmonë ka thënë se familjen e ka në rend të parë dhe se planifikon një familje të madhe.

Biondja e popullarizuar ka qenë më së shumti e njohur si ish-e dashura e Leonardo DiCaprios. /Telegrafi/