Telegrafi

Bar i ri për herpes?

Herpesi shkaktohet nga virusi herpes simplex tip 1 (HSV1), i cili i sulmon qelizat e shtresave sipërfaqësore të lëkurës dhe mukozave duke formuar fshikëza të mbushura me lëng.

Shkencëtarët nga Universiteti ‘Duke’ kanë zbuluar se virusi zakonisht gjendet në mënyrë “të fjetur” në nervin trigeminus , ndërsa nën ndikimin e faktorëve të ndryshëm, siç është temperatura ose ekspozimi i madh ndaj dritës së diellit, virusi aktivizohet.

Meqenëse terapitë aktuale nuk mund ta dëmtojnë virusin e pa aktivizuar, tani, pasi shkencëtarët e kanë kuptuar mënyrën se si aktivizohet virusi, ata do të mund të zhvillojnë terapi e cila në fillim do ta aktivizojë virusin dhe pastaj do ta shkatërrojë atë.