Telegrafi

Bar i ri kundër kancerit?

Një grup studiuesish nga Universiteti i Nottinghamit, beson se ky zbulim mund të ndihmojë në prodhimin barnave më efikase për të trajtuar llojet e ndryshme të kancerit.

Kordicepina- e përdorur zakonisht në mjekësinë kineze, u nxor nga një lloj i rrallë kërpudhe që rritet te larvat.

Studimi do të shfaqet së shpejti në një reviste shkencore, ndërsa njoftohet se kërpudha që përmban kordicepinë është studiuar disa herë nga shkencëtarët, ndërsa është në provë që nga viti 1950.

Gjithsesi, edhe pse ky bar duket premtues, ai e humbet shpejtë efektin në trupin e njeriut. Ai mund të jepet i kombinuar me një ilaç tjetër për të shmangur këtë gjë, mirëpo bari tjetër mund të ketë efekte anësore që njëherit pengojnë veprimin e kordicepinës. /tch/telegrafi/